Për garën e veturave “Drag Race” që u zhvillua në Aeroport në Sllatinë, kishte një interesim të madh të shikuesve.
Madje mijëra shikuesit që ishin mbledhur zunë në befasi edhe organizatorët.
Por, shoferët po ankohen se pista nuk është bërë gati dhe nuk është në kushtet e duhura për garë.
Organizatorët po thonë se kushtet u përkeqësuan nga moti i ligë, dhe lëvizja nëpër pistë e një numri të madh të shikuesve.
Pavarësisht kushteve gara filloi diku në mesditë.
Pjesëmarrës ishin 104 makina garuese, derisa Kryetari i Federatës së Auto Sporteve të Kosovës, Ismet Rexhepi, thotë se aplikimi ishte hapur disa javë më parë.
Kronikë nga Enis Reçica.
https://www.youtube.com/watch?v=ui0onH8JFFY
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.