Këngëtari Drake, së fundmi ka vënë bast 850 mijë dollarë në ndeshjen e boksit në mes Dillon Danis dhe Logan Paul.
Ky ballafaqim do të zhvillohet nesër, të shtunën mbrëma në “Manchester Arena” në Angli.
Logan i njohur si “Maverick” po konsiderohet si favorit kundrejt Danisit, të cilit i mungon përvoja.
Drake vendosi bast për Logan Paul që do të fitojë me nokaut, transmeton Klankosova.tv.
Këngëtari është i njohur për “Mallkimin Drake” pasi sportistët dhe ekipet kanë pasë fat të keq kur ai i ka mbështetur.
Tash shtrohet pyetja se a do ta ndjekë mallkimi edhe Logan Paulin në luftën e ardhshme.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.