Nga: Haris Ademi
Më 16 qershor, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, njoftoi se kabinetit të kryetarit që s'dilte nga komuna e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, iu shtuan katër drejtorë.
Megjithatë, nga ajo datë, Sretena Bojoviq, Angjela Simiq, Valton Peci dhe Arjeta Tahiri janë në pushim të detyruar. Këta s'e kanë kryer ndonjë punë a marrë ndonjë vendim, në mungesë kushtesh për punë, raporton Klan Kosova.
Drejtorët e zgjedhur rreth një muaj më parë, s'kanë tentuar të shkojnë t'i ushtrojnë detyrat e tyre në objektin komunal, ku gjendet edhe kryetari Lulzim Hetemi. Ndërsa as nuk janë duke funksionuar në ndonjë zyrë tjetër alternative.
Nga Thesari në Ministrinë e Financave kanë treguar se të njëjtit nuk e kanë marrë pagën e qershorit, por Klani kupton se drejtorëve u është thënë se do të futen në listën e rrogave këtë muaj.
Kryeministri Albin Kurti, më 2 qershor, i përmendi pagat, kur i kritikonte kryetarët e PDK-së që s'po shkojnë në komuna në Zveçan e Leposaviq.
"Kur t'ecë rroga, duhesh me punu. Kur të garojsh dhe të zgjedhesh, duhesh me punu", thoshte ai në seancën e 2 qershorit në Kuvend.
Megjithatë, kryetar Ilir Peci dhe drejtorët komunalë të Zveçanit, dalin në punë te zyra për komunitete në Kelmend. Meqenëse me vështirësi, këta thonë se kanë arritur të marrin disa vendime.
Drejtori i Financave, Rrustem Abiti, tregon se e kanë hartuar Kornizën Afatmesme Buxhetore, ndërsa ai i Kadastrit, Xhilazim Peci, thotë se ka kërkuar nga niveli qendror zyra shtesë, për ta sjellë Agjencinë Kadastrale këtu.
Si këta, në objektin alternativ në Çabër punojnë edhe kryetari Izmir Zeqiri me drejtorët e Zubin Potokut. Kurse Erden Atiqi dhe kabineti i tij, detyrat i kryejnë në objektin komunal të Mitrovicës së Veriut.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=6nIu9mqS7Tc
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.