Buxheti për vitin 2023 kaloi në seancën e parafundit në Kuvendin e Kosovës. E bashkë me të u votua edhe një amandament i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në të parashihej që buxheti i grumbulluar nga të hyrat vetanake të komunave, i cili do të teprojë, të mos alokohej në buxhetin e shtetit, por të mbetej në nivel komunal.
Ani se e kjo u propozua nga partia që është pjesë e saj edhe vetë, Jeton Abazaj, Drejtori i Financave në Komunën e Pejës, thotë që bashkëpartiakët e tij i mashtruan deputetët që e votuan këtë amandament.
“Po tentohet heshturazi që komunave t’u merren të hyrat vetanake të pashpenzuara nga vitet paraprake. Miratimi i amandamentit ka qenë falso sepse ka një pjesë tekstuale ku thuhet se të hyrat ju merren komunave. Është hequr vetëm pjesa ‘vitet paraprake’ dhe ka mbet vetëm 2022”.
Kështu shihet edhe në dokumentin i cili tashmë ka dalë në gazetën zyrtare, por sipas Abazaj kjo e vështirëson edhe më shumë situatën, pasi mund të prodhohet një krizë e re në vend.
“Qeveria po do që ta prodhojë një krizë të re. Në momentin që ligji shkon në Kushtetuese dhe vendi do të mbetet pa buxhet”, ka thënë Abazaj
Kështu sipas, amandametit të ri vetëm të hyrat e vitit 2022 do t’i kthehen komunave kurse ato paraprake do të shkojnë në buxhetin e shtetit.
https://www.youtube.com/watch?v=3_in0RShIS4
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.