Kronikë nga: Blerinë Doshlaku
Në fundin e 2023, drejtori për investime kapitale në kryeqytet, Krenar Xhaferi, zyrën e tij të punës deshi ta ketë më të mbushur se më parë. Kjo se, organizoi një tubim duke ftuar të gjithë ish-shefat e kësaj drejtorie, që ishin para tij.
Veç se i falënderoi ata për zhvillimin e kryeqytetit për sa kohë që ishin në krye të mandatit, pati edhe kërkesë bashkëpunimi, nëse këta kanë ndonjë ide a projekt për Prishtinën.
Ndër të parët shefa të këtij dikasteri, ishte Vesel Makolli, ani se atëherë ky sektor quhej drejtoria e Shërbimeve Publike.
Për emisionin Ju Flet Prishtina, Makolli tregoi se si menaxhohej kjo drejtori në vitet e hershme 2000, kur siç thotë, kishte pak para e shumë nevoja.
Rrugët dhe trafiku nëpër Prishtinë vazhdojnë të jetë kryeprioritet edhe për drejtorin aktual, pasi ndër projektet kryesore të 2024-ës është lidhja e Veternikut me Rrugën A. Me këtë, sipas Xhaferit, do të reduktohej një pjesë e kolonave brenda qytetit.
Sipas Xhaferit, ani se më 2023 janë bërë 250 kontrata, drejtoria ka mundur të bëjë më shumë, sikur të kishte më tepër para e jo vetëm 24 milionë, sa janë paraparë edhe për 2024. /Klankosova.tv
https://youtu.be/A47w1vUSqts
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.