Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës, Izja Mjekiqi i ftuar në emisionin "Fol me Arin" në Klan Kosova tha se gjendja me mbeturina në këtë komunë është shumë e rëndë.
Mjekiqi tha se Komuna e Fushë Kosovës varet ekskluzivisht nga shërbimet e KRM Pastrimi pasi kjo komunë nuk ka kompani alternative private për këto shërbime, shkruan KlanKosova.tv.
"Për fat të keq, si në të gjitha pjesët e regjionit të Prishtinës ashtu edhe në Fushë Kosovë gjendja me mbeturina nuk është aspak e mirë. Sidomos në komunën tonë gjendja është më e vështirësuar se në vendet tjera për shkak se nuk kemi asnjë kompani tjetër private ose alternative. Do thotë të gjitha shërbimet e mbeturinave varen nga KRM Pastrimi dhe kjo dihet që nuk është në kompetencë tonë. Po varet ekskluzivisht prej tyre dhe nuk ka kamion të mjaftueshëm dhe gjendja është tepër e rëndë siç ka qenë edhe në të kaluarën", tha Mjekiqi.
https://www.youtube.com/watch?v=1htE8NFOLCg
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.