Dizajneri italian i modës Davide Renne, drejtori kreativ i sapoemëruar i Moschino dhe ish-kreu i veshjeve të grave në Gucci, vdiq papritur, vetëm nëntë ditë pasi kishte nisur rolin e tij të ri.
Renne, 46 vjeç, filloi me Moschino më 1 nëntor, duke pasuar Jeremy Scott, i cili drejtoi markën për 10 vjet. Koleksioni i parë i Renne do të debutonte për vjeshtë/dimër 2024 gjatë Javës së Modës në Milano në shkurt.
Është e paqartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e tij.
"Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që po përjetojmë në këtë kohë dramatike. Davide na u bashkua vetëm disa ditë më parë, kur një sëmundje e papritur e mori shumë shpejt nga ne. Ende nuk mund ta besojmë atë që ndodhi", tha Massimo Ferretti, kryetari i kompanisë mëmë të Moschino, "Aeffe SpA".
Ferretti e shpalli Rennen si drejtorin e ri kreativ të Moschino më 16 tetor, duke thënë se Renne ka një "vizion jashtëzakonisht të sofistikuar të fuqisë së modës për të krijuar një dialog të gjallë me botën përreth nesh". /Klankosova.tv
●●●
AQSHKRIMI NGA
agnesa qyqalla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.