Zjarri dhe tym i madh e mbuloi për orë të tëra objektin e Fabrikës së Plastikës në Parkun e Biznesit në Korroticë të Epërme të Drenasit e cila u përfshi nga flakët paraditen e sotme.
Kjo bëri që këtu të dalin një numër i madh i zjarrfikësve të kësaj komune, por në ndihmë iu erdhën edhe kolegët nga qytetet përreth.
Në vend ngjarje doli edhe ekipi mobilizues i Komunës së Drenasit dhe KFOR-i me kërkesë të kryetarit Ramiz Lladrovci.
Por, ky i fundit ka edhe një hall. Ai thotë se Parku i Biznesit gjatë ditës nuk ka pasë furnizim me ujë.
"Ujë nuk ka, është ndalë që disa herë, nuk i dijmë arsyet. Sipas informacioneve të mia, ujin në Park të Bizneseve e marrim nga Dobreva", tha Lladrovci.
https://www.youtube.com/watch?v=gaRunF6uLss
Por, për këtë Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka një sqarim.
"Pasi kemi një orar, si shkak i mungesës së ujit në stacionin e pompave në Vragoli, sot është startuar nga ora 11:00 dhe ende jemi duke punuar deri sa të ketë ujë. Besoj deri në ora 18:00, pastaj krijojmë prapë rezerva për më vonë. Pretendime mundet çdo kush me pasë, neve si KRUP na vjen keq për zjarrin dhe dëmet e shkaktuara!", tha Arjeta Mjeku, zëdhënëse për media në KRUP.
Zjarrin, që besohet se shkaktoi dëme materiale deri në 10 milionë euro, ende nuk dihet se ccka e shkaktoi. Për këtë çështje Policia e Kosovës është duke punuar akoma.
Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë edhe me pronarin e fabrikës në fjalë, por i njëjti pos që konfirmoi se nuk ka të lënduar nga ky zjarr nuk deshi të prononcohet më shumë.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.