Drenusha ka debatuar me Sarën dhe Gresën për raportin e saj me Xhenetën teksa për deklarimet e tyre u shpreh se janë shumë tendencioze.
Gresa u shpreh se Drenusha bën mimika kur i afrohet Xheneta, për çka Drenusha pati një përgjigje specifike, transmeton Klankosova.tv.
“Unë i kam tregu Xhenetës që nuk jam tip që i përqafi njerëzit, unë vetëm me fëmijët e mi përqafem edhe me meshkuj e kam këtë problem, e kam shumë problem përqafimin. Mos shfrytëzoni senet kaq shumë”, u shpreh Drenusha.
Drenusha në anën tjetër kërkoi nga Xheneta që të mos bie pre e provokimeve të Gresës e Sarës.
“Nuk është e vërtetë që më shkon nerva, mos gënje. Duhet me të ardh marre”, u shpreh Drenusha karshi Gresës.
Por, për të kuptuar më shumë detaje nga debati i tyre, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=IPRfMBIHkcE
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.