Një shkollë në Saskatchewan të Kanadasë, pësoi një ndërprerje të pazakontë kur një dre kaloi nëpër një dritare të madhe xhami dhe u përplas brenda një klase.
Dëshmitarja, Jayme Melnyk, tha se ajo ishte duke e lënë djalin e saj 2-vjeçar në çerdhe, e cila është e bashkangjitur në shkollën Sylvia Fedoruk në Saskatoon, kur dreri u përplas në një klasë pikërisht përballë korridorit.
Nga shkolla thanë se programi parashkollor sapo po përfundonte në kohën e hyrjes së drerit dhe nxënësit u nxorën në mënyrë të sigurt nga dhoma, ndërsa kafsha e trullosur u rrëzua në tokë.
Shkollat Publike të Saskatoon thanë se një fëmijë pësoi lëndime të lehta që nuk kërkonin kujdes mjekësor.
Dreri u qetësua nga autoritetet dhe u zhvendos jashtë qytetit.
Zyrtarët thanë se pjesa tjetër e ditës së shkollës vazhdoi normalisht.
https://www.youtube.com/watch?v=omQco-A4uJU
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.