Dy banorët e BBVK3, Driloni dhe Leo kanë qëndruar për pak minuta larg festës së organizuar sonte.
Ata e lanë ndejën për tu sqaruar mes vete në raport me dinamikat e fundit të ndodhura mes tyre brenda shtëpisë.
Krejt kjo pasi Leo gjatë ditës plasi sipas tij ‘bombën’ duke iu treguar banorëve dhe Sarës se Driloni i kishte thënë të njëjtit që nuk i intereson Sara e madje edhe ia ngre nervat, transmeton klankosova.tv.
Driloni i tha Leos të pret edhe dy ditë, ndërkaq që ky i fundit e pyeti nëse ka menduar se si do të nxjerret nga krejt kjo situatë.
“Nuk mundesh me u nxjerrë nga kjo situatë”, i tha Leo.
Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=Tz0jG515Sc4
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.