Mbërritja e zarfit të zi nga ‘Vëllai i Madh’ në shtëpi është bërë temë diskutimi mes të gjithë banorëve.
Edhe Sara e Driloni kanë diskutuar duke nisur hamendësimet se për kë është ky zarf, transmeton Klankosova.tv.
“Jo, unë s’kam bërë kurgjo, por të gjithë po mendojmë që s’kemi bërë asgjë e ky është problemi se me ditë sikur në rastin e Rrezit ish ditë ku o problemi. Po besoj që ka me i ndodhë dikuj papritur. Nuk besoj që ka të bëjë me Xuxin ose Xhenetën”, u shpreh Driloni.
Sara në anën tjetër u shpreh se sa i përket fjalorit Xuxit e Xhenetës i janë falur shumë gjëra deri tani teksa përjashton mundësinë që zarfi të jetë për këta të dy.
Driloni, mes tjerash, u shpreh se zarfi nuk mund të jetë as për gjuhët e huaja që flasin banorët.
Por për më shumë detaje, shiheni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=j9Gwsfut0xE
Driloni, mes tjerash, u shpreh se gjatë dy-tri ditëve të fundit nuk ka qenë mirë teksa u shpreh se nuk është aspak i fokusuar tek loja.
"Jam shumë në mendime, më ka hy kryt llugave për jashtë shumë, për profesion, për meçe - nuk e di se çka më pret jashtë", u shpreh Driloni.
Por, për më shumë detaje, shiheni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=WI9GjwIO3NU
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.