U nis në 2017, për ta marr vetëm 3 vjet më pas epilogun e një stadiumi modern.
Por kjo pas 5 vjetëve, punimet në stadiumin e Gjilanit ende janë në gjysmë.
Kësisoj, ekipet kryesore futbollistike gjilanase ndeshjet nuk mund t'i realizojnë në qytetin e tyre.
Kjo po u dhembë shumë tifozëve.
“Është mëkat që stadium mos me pasë, edhe mos mu bo asgjë, premtime, premtime kurgjo” ka thënë një tifozë.
Përkundër vështirësive ky tifozë thotë se ekipin e zemrës do ta përcjellin edhe në kryeqytet.
“Krejt qyteti është i gatshëm më shku edhe pse na penalizon gjendja ekonomik, do të na kushtojë”
Kështu tifozët kanë apel që institucionet gjegjëse këta puna ta marrin më seriozisht.
KlanKosova ka kontaktuar edhe me drejtuesin e drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kushtrim Zeqiri i cili për televizionin tha se projekti ka shkuar në rishikim në Ministri të Drejtësisë për shkak të tejkalimeve të pozicioneve për punët që janë kryer deri tash.
https://www.youtube.com/watch?v=Iot4yfQ5b4c
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.