Lideri i lëvizjes Qytetare "URA" në Mal të Zi, Dritan Abazoviq ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin.
"Pas testimit parandalues që bëra, doli që isha pozitiv ndaj koronavirusit. Ndihem mirë, jam në vetizolim dhe shpresoj se së shpejti do të jem në gjendje të kthehem në detyrimet e mia të rregullta. Kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj, vendosni maskë dhe mbani distancën", shkroi ai në Twitter, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.