Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka ka është shprehur i lumtur pas fitimit të medaljes së artë nga xhudistja kosovare Loriana Kuka në Kampionatin Europian U23.
Kuka ka thënë medalja e fituar nga vajza e vëllaut të tij është e veçantë për të dhe familjen Kuka për vëllaun e tij për të cilin tha se e kishte trajner dhe udhërrëfyes në jetë.
“Loriana la Zvicrën për Kosovën,erdhi para dy vitesh dhe u vendos në Pejë për të rritur performansën por edhe për ta përfaqësuar vendin e familjes së saj!
Medalja e parë nga një Kampionat Evropian për dikend nga familja jonë!
Shumë i lumtur për këtë medalje!”, ka shkruar Kuka në Facebook.
klankosova.tv
●●●
FSHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.