Pa dyshim, trajneri Driton Kuka ndihet i privilegjuar që i ushtron dhe punon me dy sportistet më të mëdha që i ka Kosova, Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën e të tjerët.
Në vazhdën e lajmeve të mira për Kosovën, Kuka ka dhënë edhe një tjetër lajmë të mirë se Kosova në Masters siguron dy finale, njofton Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i Driton Kukës.
“Për kënaqësinë e juaj ...
Nga Kina e largët,duke vazhduar me lajme të shkelqyeshme për vendin e popullin tonë!
Kosova në Masters siguron dy finale!
Mrekulli ishte paraqitja e Disit e Nores sot.
Në finale me kend tjetër pos me Japoneze ?
Mastersi garë Elitare ku marrin pjesë The Best of the Best çdo kategori 16 më të mirët.
Akili e nisi bukur kundër Rusit Mogushkov por u ndal nga Kampioni aktual Botëror Koreani An Changrim dhe mandej në repasazh nga Shavdatuashvili.
Distria mposhti Koreanen Yang mandej Rusen Dolgova e në gjysëmfinale Slovenen Stangar krejt me Ippona në finale ndeshet me Japonezen Ami Kondo
Nora Gjakova sot ishte në formë perfekte mposhti Telma Monteiron,Japonezen Tamaoki e në gjysëmfinale Kanadezen Climkait,çfarë Nore e çmendur sot!
Në finale kundër Japonezes Yoshida Kampione Aktuale Botërore ...
Deri sivjet në Masters medalje kishte fituar vetëm Majlinda.
Pikë Olimpike me bollëk për të tretë”.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.