Komiteti Olimpik i Kosovës është duke nderuar laureatët e vitit 2016 nga sporte të ndryshme.
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka ka postuar disa fotografi ku shihen se janë nderuar me çmim, ai vet dhe xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi, kurse aty shihen edhe dy xhudistët tjerë Nora dhe Akil Gjakova.
Kuka që ditë më parë ishte shprehur kritik ndaj Komitetit Olimpik, kësaj radhe i ka lavdëruar për mbrëmjen e organizuar.
“Laureatët e 2016 sipas KOK...Mbramje e organizuar shkëlqyeshëm”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka postuar edhe këto fotografi:

●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.