Më herët gjatë këtij viti, Dropbox bëri të mundur që shërbimi i tij i ruajtjes Cloud të ishte i mundshëm për telefonat e mençur dhe tabletat Windows.
Kompania debutoi me një aplikacion të ri universal i cili mund të përdoret në dy llojet e pajisjeve Android.
Ky aplikacion është i aftë ti përshtatet automatikisht madhësisë së ekranit dhe gjithashtu sjell një sërë karakteristikash të reja ku përfshihet dhe mundësia për të ngarkuar video direkt nga pajisja.
Tanimë përdoruesit e Windows Phone do mund të ngarkojnë më shumë se një skedar në të njëjtën kohë në Dropbox.
Për më tepër ata mund të zgjedhin nëse një skedar i shkarkuar të ruhet në kartën e memories apo në memorien e vet telefonit apo të aksesojnë ose të punojnë me një skedar dhe nëse janë duke përdorur një aplikacion tjetër. Në tabletat Windows, përdoruesit e Dropbox mund të ftojnë përdorues të tjerë të cilët mund të aksesojnë një album skedarësh. Përdoruesit e tjerë mund të zgjidhen nga kontaktet në telefon.
I disponueshëm falas në Windows 8.1 dhe Windows Phone 8.0 dhe 8.1, ky softuer premton të sjellë një performancë të përmirsuar. Përveç lançimi të aplikacionit universal, Dropbox debutoi gjithashtu me një sërë karakteristikash të reja për shërbimin e tij kryesor, që kanë në shënjestër dizenjuesit apo profesionitët e fotografisë.
Dropbox solli një shfaqje të re të imazheve, mbështetje për Photoshop, Illustrator dhe skedarët grafik.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.