Dropbox ka shtuar një veçori të re tek shërbimi i ngarkimit të fajllave, e cila lejon çdokënd që ju zgjidhni të ngarkojë fajlla tek llogaria juaj në Dropbox.
Veçoria e prezantuar quhet “File Requests” dhe do të lejojë njerëzit që nuk kanë një llogari Dropbox të shpërndajnë fajlla në cloud me ata që kanë llogari.
Kështu ata mund të ngarkojnë skedarët e tyre, fotot ose dokumentet direkt tek llogaria juaj e Dropbox-it pa pasur nevojë që të regjistrohen për shërbimin. Përveç kësaj, ata mund të dërgojnë skedarë me kapacitet deri në 2GB nëpërmjet mesazheve elektronike.
Përditësimi aktualisht është në përdorim për përdoruesit e Dropbox Basic dhe Pro, ndërsa javëve më vijim pritet të jetë në dispozicion edhe për bizneset.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.