Këngëtarja shqiptare, me famë botërore, Dua Lipa, ka shprehur mbështetjen e saj për komunitetin LGBT+ në Kosovë në nisjen e Javës së Krenarisë.
Kjo javë është një ngjarje e rëndësishme për të festuar dhe përkrahur të drejtat dhe liritë e komunitetit LGBT+ në vend.
“Urime Muajin e Krenarisë Kosovë”, shkroi ajo në një ripostim në llogarinë e saj të Instagramit, ku ndau me ndjekësit rrëfimet e katër artistëve ‘queer’ në vendin tonë.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.