Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka bërë njoftimin e ardhjes në Kosovë, në kuadër të organizimit të festivalit Sunny Hill në Prishtinë.
Ajo, para miliona ndjekësve në llogaritë e saj në rrjetet sociale, ka shkruar mes tjerash se ''Po vij në shtëpi'', transmeton Klankosova.tv.
''Sunny Hill Festival – Prishtinë, Kosovë – Po vij në shtëpi! Shihemi në gusht'', shprehet Lipa në facebook, ndërsa ndan edhe imazhin e saj për pjesëmarrjen me performancën e saj në këtë festival.

Azet, Elvana Gjata, Yll Limani, Ledri Vula, Kida, J Balvin, Dj Regard e shumë artistë të tjerë është konfirmuar se do të performojnë po ashtu në festivalin e sivjetmë.
Sunny Hill Festival do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Gërmi.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.