Dua Lipa në Instagram të shtunën ndau një mori fotografish të mrekullueshme nga pushimet e saj në Ibiza, me prindërit dhe të dashurin e saj Romain Gavras.
Në një foto mbreslënëse, Dua tregoi figurën e saj për t'u patur zili teksa qëndronte pranë pishinës. Ajo mbante në njërën dorë një libër ndërsa zhyti këmbët në ujë për t’u freskuar.
“Më pëlqen kur miqtë e mi më dërgojnë librat e tyre të pabotuar për t’i lexuar”, shkroi ajo në “Insta-Story” së bashku me një foto tjetër të vetes në bikini duke buzëqeshur, shkruan “DailyMail”, transmeton Klankosova.tv.
Dua kombinoi edhe një dukje me xhinse blu të shlyera dhe një bluzë të zezë të madhe, të cilën e ngriti për të treguar barkun e saj të tonifikuar dhe pjesën e sipërme të bikineve të kuqe.
Në një foto tjetër, Lipa dukej shumë elegante me një mini-fustan të kuq me lule të printuara në të.
Ajo e perfeksionoi pamjen e saj elegante me një sërë gjerdanesh ari dhe flokët e saj i stiloi me një shall.
Dua, e cila festoi ditëlindjen e saj të 28-të në Ibiza, tregoi gjithashtu bukurinë e saj natyrale, teksa u shfaq pa make-up. Krahas galerisë së fotografive të pushimeve, Dua thjesht ka shkruar “verë e pa fund”.
Dua ka qenë duke pushuar me prindërit e saj dhe Romain, kurse një burim i tha “MailOnline” se nuk është hera e parë që i dashuri i saj takon prindërit e saj.
Dua dhe Romain, ish i dashuri i Rita Orës, e bënë zyrtare lidhjen e tyre në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, në maj. /Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.