Mike Perry është zotuar të rrahë Jake Paulin derisa ai të detyrohet të lërë luftën e tyre të inatit në boks.
Ndeshja e tyre pritet të zhvillohet më 20 korrik në Florida.
Kjo ndeshje do të jetë si zëvendësim i asaj që Paul do të zhvillonte me legjendën e boksit Mike Tysonin, por që ajo u vendos të shtyhet për 15 nëntor, për shkak të problemeve shëndetësore të këtij të fundit.
Perry bërë të qartë se ka në plan të prishë planet e Paulit për të luftuar Tysonin këtë dimër.
“Ndoshta do të jem akoma i pasionuar pasi ta mposht Jake-n, dua t'i bëj TKO (nokaut) ose ta rrëzoj ose thjesht ta godas aq keq në qoshe. Do të bëj aq shumë presion mbi të, saqë ai thjesht duhet të gjunjëzohet", tha ai në podkastin e tij, raporton The Mirror, transmeton Klankosova.tv.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.