Viti 2022 ishte goxha problematik sa i përket furnizimit të qytetarëve me dokumentet personale.
Që nga shtatori këta nuk patën mundësi të pajisen me pasaporta për shkak të mungesës së materialit. Madje, për këtë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, i kërkoi Berlinit zyrtar që kosovarëve që kanë leje qëndrimi atje t'ua pranojë dokumentet me afat të skaduar.
E për krejt këto telashe Lidhja Demokratike e Kosovës thirri konferencë për medie, derisa kritikoi ashpër ekzekutivin.
“Në kohën kur ne të gjithë jemi mobilizuar në vend por edhe mekanizmat ndërkombëtar të BE-së për të na ofruar liberalizimin e vizave shteti nuk ka aftësi ti pajisë qytetarët me pasaporta", tha Visar Azemi, kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj
Për ketë problema reaguan edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët thanë se do të kërkojnë një interpelancë në seancën e parë nga i pari i këtij dikasteri.
E Partia Demokratike e Kosovës konsideron se ndërhyrjet politike të kabinetit të Sveclës, në tenderim lanë qytetarët pa furnizim.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme së fundmi ka lidhur një kontratë në vlerë prej 4 milionë eurove me një kompani gjermane për furnizim me material të tillë.
https://www.youtube.com/watch?v=5Klh-3_hRy0
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.