Serbia ka konkurruar në natën e dytë gjysmëfinale të ‘Eurovision 2025’.
Pas performancës së Princ, përfaqësuesit të Serbisë, një person në publik shpalosi një pankartë me mbishkrimin provokues “Duart tuaja janë të përgjakura”.
Përveç këtij mesazhi të drejtpërdrejtë, në pankartë ishte vizatuar edhe një gjurmë dore e kuqe, simbol i protestave studentore që po zhvillohen në Serbi tash e gjashtë muaj.
Kjo dorë është bërë ikonë e rezistencës ndaj shtypjes dhe mungesës së drejtësisë në vend.
Ndiqni detajet, në videon vijuese:
https://youtu.be/84PnCQarErM
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek yje dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.