Dubai është vendi i rrokaqiejve ekstravagantë, ndërtimeve radikale dhe projekteve revolucionare.
Mund të ju kujtohet ndeshja legjendare mes Andre Agassit dhe Roger Federerit në fushë më të lartë të tenisit në botë, mbi hotelin Burj Al Arab, në vitin 2011.
Nëse keni menduar që kjo ishte e jashtëzakonshme, pritni të shihni projektin e radhës.
Arkitekti polak Krystztof Kotala ka treguar planin ambicioz për të ndërtuar një gjë shumë të veçantë: një fushë tenisi nën ujë.
Pritet që të kushtojë nga 1,7 deri në 2,5 miliardë dollarë dhe ndërsa do të jetë diçka e jashtëzakonshme, koha që do të duhet për ta ndërtuar është pesë vjet.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.