Brenda ditës së hënë, në Dubravë janë evidentuar tri raste të ndara të posedimit të substancave narkotike.
Rreth orës 14:00, gjatë një kontrolli, janë sekuestruar 25 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Vetëm gjysmë ore më pas, në një rast tjetër, janë gjetur edhe 15 gramë të kësaj substance, ndërsa rreth orës 18:10 është konfiskuar një sasi shtesë prej 4 gramësh, njofton Klankosova.tv.
Në të gjitha rastet është njoftuar prokurori i shtetit dhe janë iniciuar procedura të rregullta penale për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.