Është një ndër kullat e para në regjionin e Rugovës. Fshati Dugaivë është lokacioni i kullës së familjes Mujaj.
Fillet e saj kjo kullë i ka në fundvitet e 50-ta dhe me shumë mund e vështirësi arriti që pas 2 vitesh punë intensive të ndërtohet. I gjithë materiali për ndërtimin e sajë është dashur që të bartet nga Peja për në Rugovë me kuaj.
Kulla e ndërtuar me mjeshtri dhe e një stil unik, qëndron sipër fshatit Dugaivë, vend ky që njihet për bukuritë e shumta natyrore.
Lufta e fundit e kishte shkatërruar goxha shumë, por megjithatë ajo u rimëkëmb për të qenë më e fortë e më e bukur se që ishte.
Kulla bartë në vete një pjesë të lavdishme të trashëgimisë kulturore dhe historisë kombëtare.
Në këtë odë dikur me muaj të tërë kanë qëndruar burra të mëdhenj të çështjes kombëtare siç ishte Anton Ceta e Mark Krasniqi.
https://www.youtube.com/watch?v=Kq6ZPTX4Fbg
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.