Një britanik duke rinovuar shtëpinë e tij, shikoi pas një dollapi dhe gjeti një letër të shkruar nga një ish-banor 14-vjeçar në vitin 1982.
Carl Skivington tha se po pastronte dhomën në shtëpinë e tij në Burton-upon-Trent të Anglisë, kur zbuloi një zarf të fshehur pas një dollapi.
"Ne ishim vërtet të shokuar. Unë dhe partnerja ime po e renovonim dhomën për beben pasi ajo është 15 javëshe shtatzënë. Kishte si një nga këta dollapë të çuditshëm, të ndërtuar paraprakisht në qoshe, tha Skivington për Staffordshire Live, transmeton Klan Kosova.
Zarfi përmbante një letër të nënshkruar nga 14-vjeçarja Deborah Stokes në 1982.
Stokes shkroi për gjendjen e botës në kohën kur ajo po shkruante letrën, duke përfshirë çmimet e qumështit, bukës dhe birrës.
"Shpresoj që bota të jetë një vend më i mirë derisa ta shihni këtë. Më pëlqen të mendoj se do të jetë," shkroi vajza.
Skivington postoi foto të zbulimit në Facebook, dhe fotot u shpërndanë dhe përfundimisht erdhën në vëmendjen e autores, tani të quajtur Deborah Dishman, e cila tha se letra ishte sugjeruar nga babai i saj, i cili vdiq dy vjet më parë.
"E mbaj mend sepse ishte e gjitha për babanë tim, të cilit i lindi ideja. Ai po ndërtonte dollapin në dhomën time të gjumit në atë kohë dhe ishte ideja e tij të shkruante një letër të kapsulës së kohës, dhe besonte se vite më pas dikush do ta gjente”, theksoi Dishman.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.