Dukesha e Sussex-it ka shpërndarë fotografi të reja familjare të vajzës së saj Lilibet për të shënuar ditëlindjen e saj të katërt.
Meghan postoi një fotografi bardh e zi ku shfaqet duke mbajtur vajzën e saj në atë që duket të jetë një varkë, transmeton klankosova.tv.
Imazhi tregonte Dukeshën duke përqafuar princeshën e porsalindur në vitin 2021.
“Gëzuar ditëlindjen vajzës sonë të bukur! Katër vite më parë, pikërisht sot, ajo hyri në jetën tonë – dhe çdo ditë është më e ndritshme dhe më e mirë falë saj’’.
“Faleminderit të gjithëve që po dërgojnë dashuri dhe po festojnë këtë ditë të veçantë për të!”
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.