Duket sikur njerëzve iu duhet një letargji e vogël gjatë muajve të dimrit. Një studim i publikuar në revistën Frontiers in Neuroscience zbuloi se njerëzit e privuar nga gjumi në dimër kanë periudha më të gjata të gjumit REM (REM është faza e gjumit në të cilën ndodh ëndrra) krahasuar me muajt e ngrohtë, sepse nata zgjat më shumë.
Studiuesit nga Universiteti Mjekësor Charite në Berlin mblodhën 292 pacientë me mungesë ose çrregullime të mundshme të gjumit në një spital gjerman.
Ata i kërkuan të flinin natyrshëm, pra pa vendosur alarm. Më pas ata monitoruan cilësinë, kohëzgjatjen dhe llojin e gjumit të subjekteve.
Koha totale e gjumit ishte rreth një orë më e gjatë në dimër sesa në verë, ndërsa gjumi REM, i lidhur me ritmet cirkadiane, ishte 30 minuta më i gjatë në dimër, ndoshta duke sinjalizuar se njerëzit janë në gjumë të thellë më gjatë dhe më të lodhur për shkak të mungesës së dritës, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
“Fiziologjia e njeriut zvogëlohet gjatë dimrit, kështu që ne ndihemi zbrazët në shkurt ose mars”, tha autori i studimit, mjeku Dieter Kunz.
Edhe pse shumica e njerëzve kanë një kohë të rreptë zgjimi për shkak të orarit të shkollës ose punës, individët do të përfitonin nga gjumi një orë më herët gjatë muajve të ftohtë, sugjerojnë autorët, transmeton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. ●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.