Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një grua rreth gjashtëdhjetave ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.
Sipas informacioneve paraprake, ajo ka rënë nga dritarja e tualetit në katin e tretë të banesës, në zonën pranë Spitalit Rajonal, shkruan A2, transmeton Klankosova.tv.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.