Dy anëtarë të Gardës Kombëtare janë në gjendje kritike pas të shtënave në Uashington DC më herët.
Kjo u bë e ditur nga dejtori i FBI-së, Kash Patel.
Ai tha se të shtënat do të hetohen në nivel federal dhe do të trajtohen si një sulm ndaj oficerëve të zbatimit të ligjit, raporton BBC.
FBI do të udhëheqë hetimin, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv.
I dyshuari është dërguar në paraburgim dhe vendi i ngjarjes pranë Shtëpisë së Bardhë është siguruar, thotë policia.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.