Atletët, Muhamet Ramadani dhe Alaudin Sumiqi u kthyen me medalje nga Kampionati Ballkanik deri në 20 vjeç, në sportin e hedhjes së gjyles.
Ramadani nga Klubi i Atletikës “Mitrovica” e mori të artën, ndërsa Sumiqi nga Klubi i Atletikës “Trepça”, u kthye me të bronztën nga Sofia e Bullgarisë.
Muhamet Ramadani me babain e tij që e ka edhe rolin e trajnerit, Shaban Ramadani dhe Alaudin Sumiqi me dy trajnerët e tij, Mustafë Rrustemi dhe Fatmir Mehmeti, premtojnë edhe shumë suksese për Kosovën.
Në vazhdim, kronika e përgatitur nga “Minuta e Fundit” në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=zu61Ler_EZY&feature=youtu.be&ab_channel=KlanKosova
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.