Dy avionë ushtarakë rusë hynë në hapësirën ajrore të Lituanisë, anëtares së NATO-s, të enjten për rreth 18 sekonda, tha ushtria e Lituanisë.
Dy avionët, një luftëtar “Su-30” dhe një tanker “Il-78”, ndoshta ishin në një mision stërvitjeje për furnizim me karburant kur shkelën kufirin rreth orës 15:00, duke hyrë në Lituani nga rajoni i Kaliningradit, tha ushtria.
Avionët spanjollë “Eurofighter Typhoon” nga Policia Ajrore Baltike e NATO-s u ngritën në ajër në përgjigje dhe po patrullojnë zonën, tha ushtria, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.