E drejta e votës që e lirë. Por për disa kandidatë, qytetarët u treguan shumë koprracë.
Madje, ka të tillë që përveç votës personale nuk morën përkrahje as sa gishtat e njërës dorë, raporton Klan Kosova.
Kjo, të paktën bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor, që u publikuan deri mesditën e së premtes.
Nga koalicioni PDAK-LPB, Shkurte Misini mori veç 4 vota, e një më pak se kjo e pati bashkëpartiaku i saj, Ibrahim Kadri me 3 në total.
Nga Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, Shkumbin Rizvanolli i mblodhi vetëm 4 vota, 2 më shumë se Hyrie Jahkurtaj, që po del se e mori vetëm një votë, përveç asaj të vetes.
Njëjtë si kjo e fundit, vota mori edhe Ekrem Qerimi nga partia Liberale Egjiptiane, derisa veç nga një më shumë se ky e arritën Erdona Mustafa e Medina Morina me nga 3 kokrra elektorale.
Dy më shumë se këto i posedojnë Zemrije Berisha e Rukije Karamoni nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, me nga 5 vota në total. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=KvoBSbiXRjg
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.