Dy kanadezë luajtën shah në një liqen të ngrirë, njofton Reuters, dhe një video e shkurtër e lojës së tyre të ftohtë u bë virale në internet.
Ron Batuigas dhe Nick McNaught planifikuan një zhytje në liqenin e akullt të Ontarios dhe zbuluan se shahu mund t’i shpërqendrojë për një kohë.
McNaught në Instagram e përshkroi kohëzgjatjen dhe temperaturën si ‘5 minuta në -20 gradë Celsius”.
Një komentues e pyeti nëse ai vuri re ndonjë ndryshim fizik apo mendor pas kësaj përvoje.
“Padyshim”, u përgjigj ai. “Më pak inflamacion dhe dhimbje. Humori është ngritur. Gjumi më është përmirësuar dhe po fle më mirë, madje edhe kur fle pak. Trupi im po përshtatet me të ftohtin”.
Disa merren me not në ujë të ftohtë për përfitime të supozuara shëndetësore; megjithatë mjekët paralajmërojnë që praktika vjen me rrezikun e hipotermisë dhe çështje të tjera.
Ndoshta nuk është për t’u habitur që njerëzit madje kanë luajtur shah në ujë të akullt në një format të turneut.
https://www.youtube.com/watch?v=6s7HKnSLa4w&feature=emb_title
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.