Gjyqtarët e futsallit kosovar me stemë të FIFA-s, Besar Beqiri dhe Besart Ismajli, e kanë ndarë drejtësinë në ndeshjen Slloveni – Letoni e cila është e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian në Futsall “Euro 2022” i cili organizohet vitin tjetër në Holandë.
Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 5:3 në të mirë të Sllovenisë. Ky takim u zhvillua të hënën në qytetin e Lashkos ku gjyqtarët kosovarë u vlerësuan lart për referimin e tyre, njofton Klan Kosova.
Kjo është hera e 11-të që gjyqtarët me stemë të FIFA-s, Ismajli dhe Beqiri, referojnë ndeshje në arenën ndërkombëtare.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.