Rritja e rasteve të reja me COVID-19 në Californi është përkeqësuar shumë - kjo pasi edhe dy gorilla në një kopsht zoologjik të San Diego janë infektuar me koronavirus, tha guvernatori Gavin Newsom.
Tre kafshë kanë shfaquar simptoma të virusit dhe dyshohet se ato ishin infektuar nga një anëtar i stafit asimptomatik, sipas një njoftimi për shtyp, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Gorillat jetojnë si familje, kështu që supozohet se të gjithë anëtarët janë ekspozuar, thonë zyrtarët e kopshtit zoologjik.
Një test paraprak brenda grupit tregoi praninë e virusit të premten dhe Laboratori Kombëtar i Shërbimeve Veterinare i Departamentit të Bujqësisë të SHBA konfirmoi të hënën rezultatet pozitive.
Ende është e panjohur nëse gorillat do të kenë ndonjë reagim serioz, tha kopshti zoologjik, por ata janë duke i monitoruar nga afër gorillat.

●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.