Dy gra dyshohet se kanë bërë presion psiqik dhe kanë kanosur një grua tjetër në Istog.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarat nuk janë gjetur në shtëpinë e tyre, transmeton Klankosova.tv.
“Është raportuar se dy të dyshuarat femra kosovare janë duke i bërë presion psikik dhe duke e kanosur ankuesen femër kosovare. Lidhur me rastin njësitet policore kanë kërkuar në shtëpinë e tyre të dyshuarat, por nuk i kanë hasur. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.