Magjia e La Ligas nis këtë javë në platformën Artmotion me dy ndeshje mjaftë interesante dhe me interes.
Me fillim nga ora 22:00 në Art Sport 1 nën komentimin e Arbon Flugajt do të transmetohet ballafaqimi mes Osasunas dhe Celta Vigos, ndeshje kjo e javës së dytë të elitës spanolle të futbollit me Celta Vigon që humbi në javën e parë nga kampionët në fuqi të Atletico Madrid teksa nga ana tjetër Osasuna barazoi në start 0-0 me Espanyol.
Padyshim që synimet e të dy skuadrave janë renditja në zonën e qetë të tabelës teksa këtë javë synim për të dyja do të jetë vetëm fitorja.
Ndeshja tjetër e natës do jetë ajo Getafe – Sevilla, të cilën poashtu mund ta ndiqni në platformën Artmotion duke filluar nga ora 20:00 përmes kanaleve KSport.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.