Dy ndeshje interesante do të zhvillohen sot në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ferizaj do të pres Llapin nga ora 15:00, e në po të njëjtën orë Suhareka është nikoqire e Feronikelit 74, raporton Klankosova.tv.
Në tabelë, nga këto skuadra më së miri qëndron Suhareka si e treta me 10 pikë, pas saj radhitet Llapi si i pesti me 7 pikë, pastaj Ferizaj me 4 pikë i parafundit, ndërsa Feronikeli 74 mbetet i fundi me 0 pikë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.