Rastet e virusit COVID-19 po rriten sërish në Britaninë e Madhe, duke arritur një rritje prej 40 përqind javën e kaluar.
Dy versione të reja me përhapje më të shpejtë të variantit Omicron janë identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe po sjellim rikthimin e infeksioneve.
Shifrat nga Zyra për Statistika Kombëtare atje vlerësojnë se 1.4 milionë britanikë kishin infektimin javën e kaluar, ose rreth një në 50 njerëz.
Christina Pagel, nga University College London, tha se të dhënat më të fundit konfirmojnë fillimin e valës së re në vendet e Mbretërisë së Bashkuar, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Por, shefat e shëndetësisë kanë besim se numri i të shtruarve në spitale do të jetë shumë më i ulët se në valët e mëparshme, falë imunitetit të përhapur.
Rritja po nxitet nga variantet e reja BA.4 dhe BA.5, të cilat janë degëzime të llojit dominues Omicron të njohur si BA.2.
Mendohet se ato janë më të përhapshme se varianti origjinal dhe tani përbëjnë rreth gjysmën e rasteve në Mbretërinë e Bashkuar.
Pranimet në spital janë gjithashtu në rritje, me 4 mijë e 607 pacientë të rinj që rezultuan pozitivë në javën e fundit nga 3 mijë 453 gjatë shtatë ditëve të mëparshme.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.