Dy yje të TikTok-ut, në Nigeri janë dënuar me kamxhik pasi përdorën mediat sociale për të tallur një zyrtar qeveritar për rrëmbim toke, korrupsion dhe gjumë në punë.
Mubarak Isa Muhammed dhe Muhammed Bula u shpallën fajtorë për shpifje ndaj Abdullahi Ganduje, guvernatorit të shtetit verior të Kano, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Avokati i prokurorisë, Wada Ahmed Wada tha se burrat kishin shpifur guvernatorin dhe se veprimi i tyre ishte në gjendje të prishte paqen publike. Kështu, ata u deklaruan fajtorë dhe gjykatësi urdhëroi që t'u jepeshin 20 goditje me kamxhik, të paguanin një gjobë prej 10,000 naira (20 £) dhe të pastronin ambientet e gjykatës për 30 ditë.
Ata gjithashtu u urdhëruan t'i kërkonin falje publike Gandujes, në mediat sociale.
Nigeria ka parë një rritje të shpejtë të përdoruesve të TikTok-ut viteve të fundit, veçanërisht në mesin e të rinjve.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.