Kureshtja ishte e madhe, por dalëngadalë u afrua çasti që miliona shqiptarë e pritën.
Pyetjet e tyre se kush është banorë, marrin fund sonte, duke nisur nga ora 21:00 kur edhe nis projekti më i madh televiziv Big Brother VIP Kosova 4.
Klan Kosova e Art Motion, kanë punuar fort për finalizimin e shout më të famshëm në trevat shqiptare.
Por, çka parashihet të ndodh në nisje të kësaj ngjarjeje të madhe mediatike ka treguar gazetarja e Klan Kosovës, Gresa Nitaj, e cila u shpreh se Prime sonte do të jetë i zjarrtë.
Ajo bëri të ditur gjithashtu se këtë vit në Big Brother VIP Kosova do të jenë dy opinioniste gra.
https://www.youtube.com/watch?v=Bzv-fDkdI7M&t=1s
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.