Shpesh dëgjojmë histori të mahnitshme për botën e kafshëve dhe sa më e rrezikshme të jetë një kafshë, aq më e pabesueshm rezulton të jetë historia.
Ne kurrë nuk pushojmë të habitemi se sa të ndjeshme dhe të përgjegjshme mund të jenë të gjitha llojet e krijesave. Kjo histori e veçantë ndodhi në shtetin indian të Punjab. Dy këlyshë të vegjël aksidentalisht ranë në një pus.
Gropa ishte shumë e thellë dhe ata nuk mund të dilnin vetë por pronari i tyre shpejt i vuri re se ata ishin zhdukur, duke dëgjuar lehjen e zhurmshme dhe të pandërprerë të nënës së tyre.
Ai shkoi tek pusi dhe u frikësua për vdekje.
Një kobër mbret ishte ulur pranë dy këlyshëve! Mrekullisht , gjarpri nuk i kërcënoi ata në asnjë mënyrë.
Përkundrazi, dukej se po i mbronte ata nga anët e rrezikshme të pusit, të cilat ishin të mbushura me ujë.
Në fund, këlyshët kaluan gjithsej 48 orë në gropë. Kur më në fund erdhi ndihma nga autoritetet, dhe kobra u zvarrit në anën tjetër të pusit.
Këlyshët ishin lënduar fare, ndërsa gjarpri u dërgua në pyll dhe u la i lirë nga autoritetet, shkruan Desilyricshub, transmeton Klankosova.tv.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.