Nxënësit e shkollave fillore “Rexhep Elmazi” dhe ata të “Selami Hallaqit” në Gjilan po i mbajnë orët vetëm nga 30 minuta.
Kjo si pasojë që të dy palët ndajnë një objekt të vetëm, meqë punimet në objektin e “Rexhep Elmazi”, nuk pritet të kryhen deri në fund të gjysmëvjetorit.
Orët e shkurtëra po ju shkaktojnë probleme mësimdhënësve që nuk po arrijnë ti përmbledhin mesimet në pak minuta, e poashtu edhe nxënësve që duhet të udhëtojnë.
Edhe semimaturantët e kanë hallin se me humbjet nga greva e me pak minuta në orë, mund të mbesin mbrapa në testin e arritshmërisë.
Nxënësit pritet të kthehen në objektin e tyre pas 15 janarit, kur është paraparë të përfundojnë punimet.
https://www.youtube.com/watch?v=-QSIdq7lkFQ
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.