Dy persona janë arrestuar në Shkozë të Prizrenit për kontrabandim me emigrantë, të martën.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se të dyshuarit me veturë u munduan të bëjnë kontrabandë me emigrantë me qëllim të përfitimit pasuror.
Të dyshuarit kanë deklaruar se destinacionin kanë pasur Mitrovicën.
Për rastin është njoftuar prokurori. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.