Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit kishin gjuajtur me armë zjarri në Caravik të Klinës.
Në raportin 24-orësh, bëhet e ditur se të dyshuarit kishin gjuajtur në drejtim të një kamioni në lëvizje, ku ndodheshin viktimat, transmeton Klankosova.tv.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja, ndërsa në kamion vërehet një vrimë nga plumbi.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.