Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, të mërkurën.
Për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetin, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:20.
“Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar”.
“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.